Yjet italiane të futbollit, Gianluigi Buffon dhe Leonardo Bonucci, do të ribashkohen në një skuadër të re.
Sipas të përditshmës italiane, TuttoSport, Buffon tashmë është punë e kryer në PSG, por ai do të tentojë ta marrë me veti në kryeqytetin francez edhe bashkëkombësin e tij, Leonardo Bonucci.
Bonucci verën e kaluar u transferua në Milan nga Juventusi, dhe vështirë se do ta lejojnë largimin e kapitenit të tyre, për të cilin kishin paguar 40 milionë euro.
Vlen të theksojmë se Bonucci ka një kontratë afatgjate me Milanin. /arbresh.info/
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...