Brighton ka shënuar një fitore me rikthim ndaj kampionit të shpallur të Premier Leagues këtë sezon, Liverpoolit në kuadër të xhiros së 37-të.
Një ndeshje që nisi më mirë për mysafirët të cilët shënuan në minutën e nëntë, me anë të Elliottit, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, vendasit barazuan shpejtë me anë të Ayarit në minutën e 32-të.
Ndërkohë në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë, Szoboszlai shënoi për ta rikthyer epërsinë.
Brighton u rikthye në lojë sërish dhe barazoi me Mitoman në minutën e 69-të.
Teksa pesë minuta para fundit, shënoi edhe golin e fitores me anë të Hinshelëood.
Pas 37 ndeshjeve Liverpooli ka 83 pikë dhe është liderë, kurse Brightoni tashmë ka 58 pikë dhe është i teti në tabelë.
Xhiron e fundit, Liverpooli e pret në shtëpi Crystal Palacen kurse Brightoni udhëton tek Tottenhami./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...