Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite beson se askush në skuadër nuk punon më shumë se ai.
Braithwaite u transferua në muajin shkurt te Barcelona nga Leganes si zëvendësues i Ousmane Dembele, i cili pësoi lëndim përsëri, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi me prejardhje nga Danimarka beson se gjatë kësaj kohe askush nuk është duke punuar më shumë se ai, kurse dëshiron të bëhet golashënuesi numër një i Barcelonës.

“Tash është pushim, e shoh si avantazh. E di që askush nuk punon aq shumë sa unë. Kur të rikthehemi do jem i gatshëm fizikisht dhe mendërisht”.
“Qëllimi im është të jem në formacionin e parë dhe të jem golashënuesi numër një, kur luan për Barcelonën ke shumë mundësi dhe duhet të jesh numri një”.
“Kam rritur më shumë shpejtësinë dhe shpresoj që kur të rikthehem do jem në formë”, tha ai.
Braithwaite me Barcelonën ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa klauzola e lirimit është 300 milionë euro./arbresh.info.
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...