Boston fiton në sekondat e fundit 97-96 ndaj Portland, duke mbrojtur pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.
Një fitore “in extremis” e skuadrës së Celtics, që përmbysi një avantazh të lehtë që kishte skuadra mike, që tentoi surprizën. Horford realizoi 22 pikë e 10 rebaund për Boston, duke qenë shënuesi më i mirë (Irving ishte pushim), ndërsa për Portland nuk mjaftuan 22 pikët e McCollum dhe 21 të Lillard për të evituar humbjen. Jashtë fushe fiton skuadra e Lakers, që befason Oklahomën, duke fituar 108-104, një rezultat surprizë.
Westbrook realizoi 36 pikë për Oklahomën, mbështetur edhe nag George me 26, por që mbetën për statistikë. Të pestë titullarët e Lakers realizuan mbi 13 pikë, duke bërë që kolektiviteti të ishte arma fituese.
Fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 109-94 Brooklyn, ndeshje e dominuar nga miqtë, që korrën suksesin e 30-të sezonal. Bledsoe me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, mbështetur edhe nga Henson me 19 pikë e 18 rebaund. Charlotte, falë 22 pikëve të Batum, mundi 115-110 Phoenix, sfidë ku miqtë përmbysën në minutat e fundit një avantazh prej 20 pikësh të vendasve. Në sekondat e fundit triumfon edhe Atlanta, që mposhti 99-96 New York, sfidë emocionuese deri në fund, ku herë kryesonre njëra skuadër e herë tjetra. Bazemore realizoi 19 pikë për Atlanta, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Porzingis për nju-jorkezët. Fiton edhe Toronto, 101-86 ndaj Memphis, sfidë ku diferencën e bëri Wright me 15 pikë.
REZULTATET E SOTME
Boston – Portland, 97-96
Brooklyn – Milwaukee, 94-109
New York – Atlanta, 96-99
Toronto – Memphis, 101-86
Oklahoma – Lakers, 104-108
Phoenix – Charlotte, 110-115
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...