Bordi i Real Madrid-it janë të zemëruar me trajnerin Zinedine Zidane, që e largoi mesfushorin James Rodriguez, i cili është duke shkëlqyer të Everton-i.
29-vjeçari gjatë verës iu bashkua klubit nga Liverpool-i dhe është në formë të frikshme duke regjistruar tri gola dhe dhuruar katër asistime, transmeton portali arbresh.info.
Sipas AS, derisa kolumbiani është duke shkëlqyer të gjiganti anglez, bordi i Real-it është zhgënjyer me teknikun francez.

Sipas tyre, Zidane dhe asistentët nuk janë treguar në nivelin e duhur me James dhe kanë bërë gabim duke e lejuar të largohet.
Së bashku me James, Zidane lejoi edhe largimin e Gareth Bale, Sergio Reguilon dhe Dani Ceballos, kurse bordi beson se të gjithë mund të ishin pjesëtarë të duhur të skuadrës.
Nga ana tjetër, Real-i në vikendin e kaluar pësoi humbjen e parë pas 15 ndeshje pa rezultate negative në La Liga./arbresh.info.
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...