Bora ka shkaktuar befasinë më të madhe deri më tani në këtë kampionat duke mposhtur, skuadrën më të trofeshme në histori të basketbollit kosovar, Sigal Prishtinën.
Skuadra e inkuadruar në ligë këtë sezon triumfoi me rezultat 81 – 76, shkruan Arbresh.info.
Bora e nisi më mirë duke fituar çerekun e parë, mirëpo Sigali u rikthye për të shkuar në epërsi prej tri pikësh.
Kurse ojesa e dytë vendasve të cilët bën një paraqitje fantastike deri në fund dhe ia arritën të fitojnë me pesë pikë diferencë.
Për këtë fitore historike për Borën, më i dalluari ishte Rrezard Memdi me 24 pikë, shtatë kërcime e një asistim. Lojë të mirë bëri edhe Mekic me 23 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.
Tek, Prishtina më i dalluari ishte Sirko me 20 pikë, shtatë kërcime e një asistim.
Kjo ishte fitorja e katërt këtë sezon për Borën kurse Prishtina pësoi disfatën e shtatë./Arbresh.infoo
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...