Bora Basketball ka njoftuar se ka vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin Zoran Kascelan.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Sot në zyrat e klubit, në praninë e Presidentit të klubit Ayhan Demirkiran dhe Drejtorit Gjeneral Elvedin Plakiq, u arrit marrëveshja për vazhdimin e kontratës me trajnerin Zoran Kašćelan edhe për sezonin 2026/2027.”
“Pas punës së madhe, përkushtimit dhe energjisë që ka sjellë në ekip, jemi shumë të lumtur që do të vazhdojmë rrugëtimin së bashku drejt objektivave dhe sukseseve të reja.”
“Na presin sfida të mëdha dhe shumë emocione në sezonin e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin e Borës.
Bora po kalon një sezon të shkëlqyeshëm ku ndodhet në pozitën e tretë në tabelë pas Trepçës e Bashkimit, ku ka 12 fitore e 10 humbje.
Derisa ka arritur të kualifikohet deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku u eliminua nga Trepça e cila në finale triumfoi ndaj Bashkimit./Arbresh.info
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...