Efekti surprizë për Unionin e Berlinit duket se ka përfunduar dhe skuadra kryeqytetase është zhytur në një krizë rezultatesh, aq sa për të gjetur fitoren e fundit, duhet të kthehesh më shumë se një muaj pas, kur më 26 gusht triumfonin 0-2 ndaj Darmstadt në transfertë.
Që nga ajo datë kanë ardhur 6 humbje radhazi, katër prej të cilave në Bundesligë dhe dy në Champions League, teksa në Gjermani kanë filluar të shohin si “macen e zezë” pikërisht mbrojtësin italian Leonardo Bonucci.
I transferuar në kryeqytet në orët e fundit të merkatos, Bonucci nuk ka parë asnjë fitore me skuadrën e re, teksa në 4 prej 6 ndeshjeve të humbura ka qenë edhe vetë në fushë, duke mos arritur të ndihmojë skuadrën të rikthehet te rezultatet pozitive.
Natyrisht që faji për humbjet nuk është aspak i mbrojtësit italian, por e gjithë kjo lidhet me faktin që prej ardhjes së tij në Berlin, Unioni ka njohur vetëm humbje.
Leonardo Bonucci u largua nga Juventusi në fund të sezonit, pasi nuk bënte pjesë në planet e Allegrit dhe zgjodhi të transferohet te Union Berlin, për të luajtur edhe në Ligën e Kampionëve./ss
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?