Kevin Prince Boateng ka fituar sot vëmendjen e të gjitha medieve botërore me kalimin e tij befasues tek Barcelona.
Katalanët kanë zyrtarizuar pak orë më parë transferimin e lojtarit, i cili erdhi nga skuadra e Sassuolos.
Kësisoj, Kevin Prince Boateng është lojtari i parë me prejardhje nga Gana i cili luan me skuadrën e Barcelonës, transmeton lajmi.net.
Boateng u transferua tek Barcelona si huazim deri në fund të këtij sezoni, me mundësi blerje gjatë verës.
Nëse lojtari bind dhe skuadra dëshiron ta transferojë, katalanët do të duhen të paguajnë shumën e 9 milionë eurove.
Mbetet të shihet se si Boateng do të akomodohet në skuadrën e cila është kampione në fuqi në La Liga.
Lojtari edhe më herët ka qenë pjesë e kampionatit spanjoll, kur aktivizohej me Las Palmas.
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...