Sot ka ndodhur një nga transferimet më befasuese në afatet e fundit kalimtare.
Skuadra e Barcelonës ka transferuar mesfushorin e njohur, Kevin Prince Boateng, nga skuadra e Sassuolos.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet lojtari në një intervistë të tijën me “Sky Sport”, ku është shprehur i lumtur për transferimin e tij.
“ Barca, unë jam duke ardhur. Jam i mërzitur që po largohem nga Sassuolo por është një shans i madh për mua” ka thënë Boateng, transmeton lajmi.net.
“Mos më pyesni për Real Madrid…. është vetëm e kaluar. Dua vetëm të fokusohem tek Barcelona dhe shpresoj të shënoj në “Bernabeu”, në “El Clasico”, ishin fjalët e Kevin Prince.
Mbetet të shihet se si do të adoptohet Boateng tek Barcelona dhe a do të mund të gjejë vend në formacionin e Valverdes, duke pasur parasysh se reparti i mesfushës është i “mbipopulluar
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...