Bad News Eagles ka arritur të shënojë fitore ndaj ekipit polak Los Kogutos, në kuadër të turnirit CCT East Europe Series 2, me rezultat 2-1 me mapa në lojën elektronike Conter Strike Global Offensive.
Skuadra shqipëtare e nisi më mirë ndeshjen duke fituar në mapën e parë “Mirage” me rezultat 16-12, ndërsa polakët u rikthyen për t’a fituar mapën “Vertigo” me po të njëjtin rezultat 16-12 dhe për të barazuar rezultatin në 1-1, shkruan Arbresh.info.
Mapi që do të vendoste fituesin ishte “Ancient” aty ku BNE, mposhti polakët pas vazhdimeve me rezultat 19-17.
Me këtë fitore BNE kalon në qerek finale ku pret fituesin e ndeshjes 00Nation-Sprout.
Fituesi i këtij turniri fiton 22 mijë dollar. /Arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...