Kalimi i Gonzalo Higuainit në Chelsea është bllokuar përkohësisht, sepse Milanit i duhet ta sigurojë një zëvendësues para se ta lëshojë argjentinasin.
Megjithatë, duket se e tëra do të qartësohet shumë shpejt. Milani tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Genoan për Krzysztof Piątekun, i cili pritet t’i bashkohet kuqezinjve për 40 milionë euro, sipas Calciomercato.com.
Edhe vetë sulmuesi polak ka arritur marrëveshje me Milanin. Ai pritet të paguhet 2 milionë euro në vit.
Sapo të njoftohet kjo marrëveshje, e cila pritet të bëhet të martën, kalimin i Higuainit në Chelsea do të finalizohet po ashtu.
Më pas, të kaltrit do ta japin dritën e gjelbër për kalimin e Alvaro Moratas në Atletico Madrid. Me fjalë të tjera, këto dy operacione varen nga kalimi i Piatekut në Milan.
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...