Los Angeles Clippers kanë arritur marrëveshje me Detroit Pistons për një marrëveshje të papritur shkëmbimi.
Mediat tashmë kanë konfirmuar transferimin e bëra nga këto dy klube dhe pritet që shumë shpejtë lojtarët të performojnë në klubet e reja.
Blake Griffin, Willie Reed dhe Brice Johnson e zgjedhja në raundin e dytë të draftit janë dhënë nga Clippers për Avery Bradleyn, Tobias Harris, Boban Marjanovic dhe dy zgjedhje në raundin e parë të draftit dhe një në raundin e dytë.
Detroit vjen me këtë lëvizje pas një starti të fuqishëm të sezonit, por vuajti ndeshjet e fundit duke kaluar në vendin e nëntë në Lindje.
Kjo lëvizje bashkon Griffin dhe Drummond, një prej rebounderëve më të mirë dhe finalizuesve më të mirë nën kosh.
Detroiti synon që me këtë lëvizje të shkojë tutje në Konferencën Lindore ku vendi i tetë dhe i katërt ndahen me vetëm tri ndeshje dhe Detroit ka gjasa reale për playoff.
Griffin kaloi gjithë karrierën e tij në Los Angeles ku vetëm verës nënshkroi kontratë pesëvjeçare.
Clippers aktualisht janë në vendin e nëntë në Konferencën Perëndimore me 25 fitore dhe 24 humbje. /Telegrafi/
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut