FCSB ka arritur ta mposht Dritën me rezultat 3-2 pas një rikthim sensacional në “Arena Nationala” të Rumanisë, ku gjilanasit ishin duke fituar 0-2.
Lojtari më meritor në këtë triumf të rumunëve ishte Birligea i cili realizoi dy gola, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes në një intervistë për media ai shpërtheu në lot, duke folur për rrjedhën e lojës.
“Ishte pak më e vështirë. Pashë një pjesë të lumturisë që më bëri të qaja. Kishim nevojë për këtë fitore për t’u hapur. Të gjithë vuajtëm pak, ishte e vështirë, por shpresoj që të gjithë të luftojmë dhe t’u sjellim lumturi të gjithëve”, ka thënë Birligea.
“Mendonim se ishim shumë të mirë, por doli që nuk ishim aq të mirë dhe se duhej të punonim, të luftonim. Nuk luftuam, nuk luajtëm mirë. Ishim të gjithë në letargji, si ekip. Shpresoj të fitojmë përsëri”, u shpreh ai.
Ndeshja e kthimit luhet të enjten e ardhshme në Prishtinë me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...