Karateisti kosovar Betim Maliqi ka arritur një sukses të rëndësishëm duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë.
Ai garoi në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke përfaqësuar me dinjitet sportin kosovar.
Në një ndeshje të fortë dhe shumë emocionuese, Maliqi arriti të mposht kundërshtarin italian De Vivo në sekondat e fundit të luftës, duke siguruar vendin e tretë në këtë garë prestigjioze, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Në një luftë tejet emocionuese, Betimi triumfoi në sekondat e fundit ndaj italianit De Vivo. Urime Betimit, ekipit të trajnerëve dhe Federatës së Karatesë së Kosovës”, thuhet në këtë njoftim./Arbresh.info
Mesazh i fuqishëm i tifozëve të Real Madridit, pro Vinicius,...
Theu masën e sigurisë dhe kundërshtoi efektivët në Golem, po...
Avdyli: Votën e kam vetëm për Osmanin, kandidatja më e mirë ...
Kryeministrja e Islandës: Do të mbajmë referendum për anëtar...
Kurti mban orë me logo të hekurudhave zvicerane: Më pëlqen s...
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec