Besa Famiglia e ka bërë një hap gjigant drejt kualifikimit në rrethin e dytë të EHF Cup. Klubi kosovar e ka fituar ndeshjen e parë në Bullgari ndaj ekipit Fregata-Burgas me rezultat 24:18 dhe ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë në “Karagaç” pas një jave, me synimin e vetëm – ta ruajë kapitalin e krijuar në Burgas.
“Ekipi jonë bëri lojë të mirë, u angazhuam maksimalisht, luajtëm në mënyrë të disiplinuar. Jam i kënaqur me lojën tonë, çka do të thotë se e kemi kryer një pjesë të punës.
Djemtë janë të motivuar edhe për takimin e kthimit dhe besoj se do të na përcjell edhe fati i mirë”, theksoi drejtori i klubit pejan, Enis Idrizi. Besa ka një epërsi prej gjashtë golash dhe me një qetësi të madhe i futet ndeshjes së kthimit. Nëse e kalon këtë rreth, bardh e kuqtë do ta kenë një kundërshtar mjaft të fortë, ekipin norvegjez OIF Arendal.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...