Ish presidenti i AC Milanit, Silvio Berlusconi beson që “Rossonerët” duhet të luajnë gjithmonë me dy sulmues në front.
Berlusconi ka reaguar pas ndeshjes së parë të zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales në Kupë të Italisë ndërmjet Milanit dhe Lazios, të cilën trajneri Gennaro Gattuso e nisi me Nikola Kalinic si sulmues të vetëm, transmeton portali arbresh.info.
“E kam shikuar ndeshjen e Kupës së Italisë dhe nuk ishte aq keq”, ka thënë Berlusconi për ‘Radio Radio’. “Por, nuk pajtohem me sistemin aktual që është duke u përdorur – me vetëm një sulmues”
“Sistemi më i mirë është për të luajtur me dy sulmues dhe një mesfushor kreativ ndërmjet tyre. Bonaventura është një lojtar i mirë dhe Suso mund të jetë një lojtar tjetër i mrekullueshëm në sulm”

“Të luash me vetëm një sulmues do të thotë të jesh i limituar në krah, gjë që do të thotë se ata e kanë të vështirë për të realizuar një gol, por ai mund vetëm të bëjë krosime ose të shërbej me asistime”
“Të kesh vetëm një sulmues qendror, kundër dy mbrojtësve, është shumë e vështirë. Kam parë ndeshje me pak goditje drejtë portës”
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...