Valon Berisha ka paralajmëruar se ndeshja kundër Republikës së Çekisë do të jetë një “luftë” për shkak të rëndësisë për të dy kombëtaret.
Mesfushori i Kosovës beson se takimi i nesër në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 do të jetë një lojë fizike, por që “Dardanët” do të jenë të gatshëm për të dhënë gjithçka në fushë, shkruan portali arbresh.info.
“E dimë që kjo ndeshje është një finale. Jemi ardhë këtu për me vetëm një sen në kry – me marrë një fitore me vete në Prishtinë”, ka thënë Berisha.
“E dimë se do të jetë shumë vështirë, çekët janë të fortë. E kemi pa edhe lojën në shtëpi, ka qenë një skuadër shumë e fortë që ka kriju shumë raste të rrezikshme, por ma merr mendja se jemi gati për këtë luftë sepse ka me kanë një luftë prej minutës së parë deri në fund se edhe për këta është gjithçka por edhe për neve”
“Do të jetë një lojë shumë fizike, por duhet të jemi të gatshëm për këtë”
Ndeshja e së enjtes mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...