Më herët ka përfunduar takimi mes Lecces dhe Torinos, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 13-t në Serie A. Në këtë përballje u paraqiten edhe tre futbollistët shqiptar Medon Berisha, Ylber Ramadani e Kristjan Asllani.
Berisha e Ramadani triumfuan këtë sfidë me rezultat 2-1 ndaj Kristjan Asllanit, ku ky i fundi madje ishte “fytyrë tragjike” e Torinos, pasi humbi penalltinë në minutën e fundit, shkruan Arbresh.info.
Për dallim nga Asllani, Medon Berisha ishte fantastik në këtë takim ku dhuroi dy asistime dhe ishte njeriu i ndeshjes sipas FlashScore me notën 8.2
Berisha i cili po kalon në formë jetësore këtë sezon ka gjithsej tri asistime këtë sezon, dhe dy gola të shënuar.
Teksa, Kristjan Asllani po vazhdon formën e dobët me klubin këtë edicion, ku edhe pas 11 ndeshjeve të luajtura në Serie A, nuk është zhbllokuar akoma.
Ylber Ramadani pati parqitje solide në këtë takim. Me këtë fitore Lecce kalon në kuotën e 13 pikëve dhe ndodhet në pozitën e 14-t, kurse dy vende më lartë është Torino me 14 sosh./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...