Karim Benzema u bë lojtari i parë që shënon në katër Kupa të Botës për Klube, pasi Al-Ittihad hapi edicionin e 2023 me një fitore 3-0 ndaj Auckland City.
Benzema përfundoi shënimin pas golave të Romarinhos dhe ish-mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.
Al-Ittihad mundi skuadrën e Zelandës së Re Auckland City, që përfaqësonte Oqeaninë në këtë turne, me tre gola në 11 minutat e pjesës së parë.
Sulmuesi brazilian Romarinho hapi rezultatin në minutën e 29-të përpara se Kante të dyfishonte epërsinë pesë minuta më vonë me një goditje të shkëlqyer nga një top i lëshuar në zonë.
Benzema më pas përfundoi furinë e shënimit në minutën e 40-të për të kaluar në raundin tjetër, ku do të ndeshen me Al Ahly të Egjiptit, me fituesin që do të përballet me kampionët e Copa Libertadores, Fluminense, në gjysmëfinale.
Kampioni i Ligës Premier, Manchester City është në gjysmën tjetër të shortit dhe do të përballet me Leon të Meksikës ose Urawa Red Diamonds të Japonisë më 19 dhjetor, në gjysmëfinale.
Benzema, 35 vjeç, po shfaqet për herë të gjashtë në Kupën e Botës për Klube, pasi ka luajtur në pesë raste me Real Madridin.
Ai ka fituar çdo Kupë të Botës për Klube në të cilën ka luajtur më parë, në vitin 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022. /Telegrafi/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...