Benzema: Që i vogël kam menduar për Topin e Artë

22:35 | 14 Tetor 2021

Karim Benzema vazhdon të jetë njeriu kryesor i Real Madrid që prej largimit të Cristiano Ronaldos dhe është kandidat për ta fituar Topin e Artë për vitin 2021.

Derisa është duke bërë paraqitje shumë të mira për Los Blancos, sulmuesi u riftua nga Didier Deschamps te Franca dhe ka deklaruar se që si i ri ka menduar për çmimin prestigjioz individual.

“Është një trofe, të cilin e duan të gjithë lojtarët. Prej se kam qenë i vogël, kam menduar që ta fitoj atë çmim. Nëse i afrohem, kjo është për shkak të bashkëlojtarëve të mi”, ka deklaruar Benzema për TVE.

Ai është pyetur edhe në lidhje me spekulimet për transferimin e Kylian Mbappe në kryeqytetin spanjoll nga sezoni i ardhshëm.

“Më pëlqen që jam me të në ekipin kombëtar. Në të ardhmen, pse jo? Ai është lojtar i shkëlqyer, por duhet respektuar PSG. Gjithmonë e kam thënë dhe do të them përsëri, shpresoj që të luajmë bashkë një ditë”, ka theksuar 33-vjeçari.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara