Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez do të largohet nga ‘Emirates Stadium’ në fund të edicionit aktual.
Reprezentuesi i Kilit nuk dëshiron të vazhdoj kontratën me “Topçinjtë”, ku posedon marrëveshje deri në vitin 2018, transmeton portali arbresh.info. Gjiganti londinez do të detyrohet të shes yllin e tyre gjatë verës për të mos humbur më pas atë falas me përfundimin e sezonit.
Sipas raporteve të ndryshme, 28-vjeçari, i cili është që një kohë të gjatë shënjestër e Chelseat dhe Juventusit, thuhet se do të nënshkruaj gjatë verës me Bayern Munichun.
Arsenali është duke menduar nënshkrimin me yllin e Real Madridit, Karim Benzeman, si një zëvendësues të tij në klub. Sulmuesi nuk ka shkëlqyer këtë edicion në ‘Santiago Bernabeu’ dhe gjiganti spanjoll mund të shes atë derisa vazhdon të jetë i interesuar në transferimin e Sergio Agueros dhe Pierre Emerick Aubameyang.
Kontrata e francezit me Real Madridin skadon në vitin 2019./arbresh.info
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...