Karim Benzema është në telashe të mëdha, pasi po kërkon largimin nga Al Ittihad dhe një gjë e tillë nuk po i lejohet atij.
Sulmuesi francez ka prishur raportet tërësisht me trajnerin Marcelo Gallardo i cili e ka përjashtuar nga skuadra dhe vet lojtari ka kërkuar largimin për tu rikthyer në Evropë.
Shumë skuadra të mëdha e duan transferimin e tij, por duket se një gjë e tillë do të jetë e pamundur.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e ndryshme franceze PIF (Fondi Sovran Saudit) ka bllokuar largimin e sulmuesit të njohur francez nga Arabia Saudite.
PIF ka dhënë urdhër të prerë Benzemas që t’i rregullojë raportet me trajnerin Gallardo pasi largimi i tij nga Al Ittihad nuk do të ndodhë, jo së paku në afatin kalimtar dimërorë.
36-vjeçari tani ndodhet në telashe të mëdha, pasi dëshira e tij e madhe është të largohet, por një gjë e tillë është e pamundur duke marrë parasysh bllokadën që i është bërë.
Benzema iu bashkua skuadrës arabe në verë nga Real Madridi duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare nga e cila fiton 100 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...