Karim Benzema ka finalizuar hat-trick në takimin e sotëm (e diele) ndaj Athletic Bilbaos.
Real Madridi ka siguruar tri pikë të plota me një fitore me rezultat bindësh 3 me 0 në ndeshjen si nikoqir në Santiago Bernabeu kundër Athletic Bilbao, shkruan portali arbresh.info.
Benzema zhbllokoi shifrat në minutën 47′ të pjesës së dytë duke shënuar me kokë pas asistimit nga Marco Asensio para se ta bënte të njëjtën gjë në të njëjtën mënyrë në minutën e 76′ vetëm se këtë herë ishte asistues fituesi i Topit të Artë – Luka Modric.
Sulmuesi francez finalizoi hat-trick në sekondat e fundit të kohës së rregullt duke shënuar nga distanca pas asistimit nga Gareth Bale që erdhi pas një gabimi trashanik nga portieri i mysafirëve.
Real Madridi vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë në La Liga me 61 pikë, ndërsa Athletic Bilbao ka 46 pikë dhe qëndron në pozitën e shtatë./arbresh.info/
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...