Real Madridi ka marrë lajm të mirë. Karim Benzema do t’i kthehet skuadrës në momentet më të rëndësishme të kampionatit.
Benzema mungoi kundër Real Valladolidit, në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas, dhe “Marca” bën të ditur se ai do të mungojë edhe ndaj Real Sociedadit në vikend.
Megjithatë, lajmi i mirë për madrilenët është se golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë edicion, do të kthehet për derbin e Madridit, kundër Atleticos, në javën e ardhshme më 7 mars.
Benzema në këtë sezon ka shënuar 17 gola. Në dy edicionet e kaluara kishte shënuar 57 gola gjithsej./arbresh.info/
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...
Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...