Burgu ku po mbahet futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është një nga më të tmerrshmit në Angli.
Siç raporton “TheSun”, në burgun e “HMP Altocourse” në qytetin e Liverpool ndodhin rreth 30 sulme në muaj nga banda të ndryshme që ndodhen brenda saj.
27-vjeçari është në burg që nga muaji gusht kur u akuzua për dy raste të përdhunimit.
Me kohë, për të njëjtin kanë ardhur edhe katër akuza tjera për përdhunim, duke shkuar në gjashtë gjithsej për sulm seksual.
Ndërsa, tani mediat angleze kanë zbuluar se në burgun ku po mbahet francezi ka pasur gati 340 sulme të të burgosurve në vitin e fundit, pavarësisht se të burgosurit u mbyllën për shumicën e ditës gjatë pandemisë.
Të burgosurit e tjerë të burgut ku po qëndron Mendy, sulmojnë njëri-tjetrin me armë të improvizuara, duke përfshirë brisqe të fshehta brenda furçave të dhëmbëve.
Benjamin Mendy është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2017 kur u transferua nga Monaco, ndërsa ka kontratë më ta deri në vitin 2023./Arbresh.info
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...