Jude Bellingham u rikthye mbrëmë tek goli në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi i Anglisë kompletoi fitoren shkatërruese të Real Madridit 6-1 ndaj Monacos të martën mbrëma, kur në minutën e 80-të, pas një pasimi perfekt nga Federico Valverde, e anashkaloi me qetësi portierin Philipp Kohn dhe realizoi në portë të zbrazët.
Për Bellinghamin, ky gol ishte mënyra më e mirë për t’i rikthyer në anën e tij tifozët e Real Madridit, të cilët e kishin vërshëllyer gjatë fitores 2-0 ndaj Levantes të shtunën e kaluar.
Për ta shtuar edhe më shumë tensionin, YouTuberi i njohur spanjoll AuronPlay kishte deklaruar me guxim se Bellingham “e do shumë alkoolin” dhe se kishte vizituar “çdo klub nate në Spanjë”.
Kështu, kur Bellingham shënoi golin e gjashtë të Realit të martën, ai shfrytëzoi rastin për t’u kundërpërgjigjur këtyre pretendimeve të pabazuara, duke festuar me një gjest që imitonte pirjen.
Duke folur për TNT Sports pas ndeshjes, Bellingham shpjegoi se festimi i tij nuk ishte gjë tjetër veçse “një shaka e vogël”.
“Duket sikur sot çdokush mund të marrë një kamerë, të thotë çfarë të dojë dhe e gjithë bota ta besojë pa asnjë provë,” tha Bellingham.
“Mendoj se ka dy mënyra për ta marrë këtë: ose qan dhe ankohesh, ose vazhdon përpara dhe e shijon situatën. Festimi ishte thjesht një shaka e vogël për tifozët dhe për njerëzit që thonë çfarë të duan.
Unë e di të vërtetën dhe e di çfarë ndodh realisht në jetën time personale.”
“E di çfarë i jap lojës dhe çfarë përpiqem t’i jap ekipit. Zhurma nga jashtë nuk ka shumë rëndësi, por ndonjëherë është bukur të bësh një shaka të vogël”, u përgjigj Jude.
Reali ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve e luan në udhëtim tek Benfica./Arbersh.info
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...