Jude Bellingham ka pranuar se Anglia nuk ishte në lartësinë e detyrës gjatë ndeshjes kundër Spanjës në finalen e Euro 2024.
Në ndeshjen e zhvilluar të dielën, Kombëtarja iberike ia ka arritur të triumfojë me rezultat 2-1.
“Jam ende në përpjekje për të përpunuar finalen, por ndjenjat mbizotëruese janë trishtimi dhe zhgënjimi. Fakti është se ne u përballëm me një kundërshtar të madh. Ne nuk ishim në lartësinë e detyrës, dhemb që ishim kaq pranë krijimit të historisë dhe megjithatë nuk arritëm të jepnim gjithçka për tifozët anglezë që na mbështetën në ulje-ngritjet e turneut, si nga shtëpia ashtu edhe në stadiumet e Gjermanisë”, ka thënë Bellingham. “Ne vetëm mund të ngremë duart lart dhe të kërkojmë falje për këtë”.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...