Elon Musk ka rikthyer interesimin për të blerë Manchester Unitedin nga Familja Glazer.
Pronari i Tesla dhe Twitter edhe më parë kishte bërë të ditur se e sheh si mundësi blerjen e njërit prej klubeve më të mëdha në Ligën Premier.
Sipas asaj që raporton MailSport, Musk është i gatshëm që të ofrojë mbi pesë miliardë euro për blerjen e Manchester United.
Kjo ofertë është larg asaj që kërkojnë Familja Glazer, pasi duan mbi tetë miliardë euro për të dhënë dritën e gjelbër për shitjen e klubit.
Pronari i dy kompanive gjigante rivalizohet edhe nga pronarët e Paris Saint-Germain, që raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë shumën e kërkuar prej pronarëve të United.
Musk njihet si një person kontrovers, pasi muaj më parë ai postoi në Twitter se po e blenë Manchester Unitedin, ndërsa çaste më vonë kishte thënë se ishte një shaka.
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot