Së fundmi gazeta “OK Diario” ka raportuar se Real Madrid ka bërë edhe një ulje të klauzolës së Ronaldos për lirimin e tij nga kontrata me Los Blancos. Nëse më parë flitej për shuma marramendëse 300 milion euro apo edhe 500 milion euro tashëm sipas “OK Diario” klauzola e Ronaldos është ulur në 120 milionë euro.
Kjo ulje drastike ka nxitur shumë klube të tjera që të hedhin sytë nga kartoni i Ronaldos, por ajo më çuditshmja është se edhe Milani është interesuar për të marrë Ronaldon, transmeton “SS”.
Duket diçka e pabesueshme, gjithsesi mediat spanjolle kanë zbuluar një prapaskenë të çmendur. Drejtuesit e Milanit kanë telefonuar menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, për t’u interesuar mbi çmimin e yllit portugez.
Milani akoma nuk i ka mbyllur problemet me “Fair Play” financiar por përsëri po tenton të bëjë blerje marramendëse.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë