Kanë përfunduar të gjitha pjesët e para të gjashtë ndeshjeve të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve, ku kryefjala është në Milano, aty ku Interi është vendas i Liverpoolit.
Kjo sfidë pas 45 minutash është 0-0, përkundër rasteve të shumta, shkruan Arbresh.info.
Përveç rasteve, Liverpooli shënoi edhe një gol mirëpo u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë.
Padyshim që befasia e mbrëmjes e mbrëmjes deri më tani po vjen nga “Camp Nou”, ku Barcelona është duke u mposhtur nga Frankfurti 0-1.
Dy ekipet tjera angleze Chelsea dhe Tottenhami po fitojnë pas pjesëve të para. Blutë e Londrës po triumfojnë ndaj Atalantas 0-1.
Teksa me të njëjtin rezultat po fiton Tottenhami ndaj Slavia Prague.
Fitore po shënon edhe Marseille 2-1 ndaj Royal Union SG. Gjersa, skuadra tjetër franceze Monaco po luan pa gola ndaj Galatasarayt.
Edhe PSV me Atleticon po luajnë baras pas pjesës së parë me rezultat 1-1./Arbresh.info

Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump