Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka pranuar që do donte të merrte shërbimet e Kylian Mbappe, por e pranon që nuk mund t’i përballojë kërkesat monetare e yllit të Paris Saint-Germain.
Real Madrid thuhet se është i gatshëm të paguajë një tarifë rekord botëror për të nënshkruar ndjesinë 20-vjeçare që aktualisht kryeson tabelën e Ligës 1, transmeton portali arbresh.info.
Por Hoeness thotë se asnjë klub nuk mund të blejë Mbappe pa probleme.
“Unë do të blija Mbappé menjëherë, lojtari është i madh, por ne nuk kemi të hollat e nevojshme për këtë,” tha Hoeness për Deutschen Presse-Agentur.
“Nuk është në pyetje nëse Mbappe ia vlen këto para. Pyetja është: a mund t’ia lejojë dikush vetes të shpenzojë këto para pa u futur në telashe financiare?./Arbresh.info/
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...