Drejtuesit e Bayern Munich vijojnë të mendojnë për trajnerin e sezonit të ardhshëm, duke qenë se prej kohësh është vendosur se do të ndërpritet marrëveshja me teknikun aktual, Thomas Tuchel.
I preferuari i bavarezëve është Julian Nagelsmann, për të cilin rekordmenët gjermanë duket se janë penduar që e shkarkuan në marsin e vitit 2023.
36-vjeçari është aktualisht në krye të Gjermanisë dhe do të udhëheqë “panzerat” në Euro 2024, por pas këtij kompeticioni nuk ka ende asgjë të sigurt për aventurën me katër herë Kampionët e Botës.
Ndërkohë, në orët e fundit listës së emrave për të zëvendësuar Tuchel, i është shtuar edhe Roberto De Zerbi.
Italiani që është në drejtimin e Bayern Munich, është gjithashtu në fokusin e Barcelonës, teksa pëlqehet për stilin e lojës që aplikon.
Nga ana tjetër, te Bayern është hedhur poshtë ideja për të emëruar Zinedine Zidane në rolin e trajnerit, një alternativë që qarkullonte prej disa ditësh në mediat spanjolle./ss
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...
Sot varroset punëtori që humbi jetën tragjikisht në vendin e...
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...