Kingsley Coman ka gjashtë vite që është pjesë e rëndësishme e kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich.
Sulmuesi franez ka qenë ndër lojtarët kryesorë të bavarezëve gjatë kësaj periudhe, ku falë një goli të tij në finale ndaj PSG-së, Bayerni e fitoi edicionin e kaluar edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë ka një krisje në lidhjen mes lojtarit dhe klubit për shkak të kontratës së re.
Bayerni i ka ofruar kontratë të re e cila do ta mbante atë në Allianz Arena deri në verën e vitit 2026, por që kjo kontratë është refuzuar nga lojtari.
Kontrata aktuale e francezit me kampionët në fuqi të Gjermanisë skadon në verën e vitit 2023 dhe Coman kërkon rreth 15 milionë euro në vit.
Duke parë që oferta e klubit dhe kërkesat e lojtarit janë ende larg, drejtuesit e Bayernit po mendojnë shitjen e francezit.
Sipas mediave gjermane, bavarezët janë duke pritur ofertën e duhur për ta larguar këtë verë nga skuadra anësorin këmbëshpejtë.
Rekordmenët gjermanë janë gati ta lejojnë largimin e Coman nëse vije një ofertë prej 85 milionë euro.
Katër skuadrat angleze, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool mbetën më të interesuarat për të nënshkruar me ish-anëtarin e Juventusit dhe PSG-së. /Telegrafi/
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...
Zyrtari i lartë i NATO-s: E dimë kush ishte në Banjskë
Osmani: Me refuzimin e gazit amerikan disa po i krijojnë hap...
Mbi 39 mijë veteranë lufte që marrin pensione, Kosovës i kus...
Tokio “vishet” kuqezi për Ramën, kryeqyteti japonez mbulohet...
“Për Kosovën që beson dhe fiton”, LDK mobilizon qytetarët pë...