Freiburg dhe Bayern Munich kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga.
Vendasit e nisën më mirë lojën duke rrezikuar dy herë për të shënuar pastaj golin.
Zhvillohej minuta e 12-të e ndeshjes, kur Christian Gunter kaloi në epërsi Freiburgun (1-0).
Pasi pranoi golin, Bayern Munich u hodh në sulm dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 35-të me Mathys Tel për 1-1.
Edhe në pjesën e dytë bavarzët ishin më kërkues, duke rrezikuar me Jamal Musialan dhe Harry Kane.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli, kur Musiala shënoi për 2-1, duke i dhënë shpresë skuadrës për një fitore.
Por si zakonisht në minutat e fundit ra mbrojtja e Bayern Munich dhe Lucas Holer arriti të shënojë për 2-2.
Me këtë barazim Bayern Munich ka 54 pikë, shtatë pikë pas Bayer Leverkusen që është lider. /Telegrafi/
Kafeja nuk të dehidraton
Vitamina D lidhet me humorin e mirë, sidomos në dimër
Berisha: Pagesa e mësuesit minimimalisht me 1500 euro
IGJEUM: Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter...
Ajri i pastër dhe natyra, terapi falas për stresin
Bologna mposht Empoli dhe i shkon Milan në finale të Kupës