Bayern Munchen ka dorëzuar një ofertë hapëse prej 25 milionë euro për mesfushorin e Ajax, Ryan Gravenberch, sipas “De Telegraaf”.
Holandezi, është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2023, por ende nuk ka nënshkruar një zgjatje me klubin e Amsterdamit.
Sipas raportit, delegacioni i transferimeve të Bayernit ishte në kryeqytetin holandez të mërkurën e kaluar për t’u takuar me homologun e tyre të Ajaxit.
Ende nuk është konfirmuar nëse bisedimet e transferimit mes dy klubeve janë zhvilluar, po Gravenberch është sigurisht në radarin e shumë skuadrëve kryesore evropiane./Arbresh.info
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK