Bayern Munichu ka siguruar fitore me rezultat të thellë 5 me 0 ndaj Besiktasit.
Skuadra e Jupp Heynckes tashmë ka të sigurt kualifikimin në raundin e ardhshëm pas pesë golave të shënuara në Allianz Arena në ndeshjen e xhiros së parë në kuadër të 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi qendror Robert Lewandowski, i cili realizoi dy gola brenda pjesës së dytë (79′) (88′), është lojtari me notën më të lartë pas paraqitjes fenomenale. Reprezentuesi polak është vlerësuar me notën 9.9.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Coman (9.1), Muller (9.7) dhe Kimmich (8.0).
Lojtari me notën më të dobët është Vida (5.5), i cili është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 16 minuta lojë./arbresh.info/

“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë