Bashkimi ka shkuar me epërsi pas pjesës së parë ndaj Pejës në kuadër të gjysmëfinales së katërt të play-offit në elitën e basketbollit kosovar.
Prizrenasit janë në epërsi prej pesë pikësh, 40-35 pas pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Nëse skuadra nga Prizreni shënon fitore në këtë sfidë kualifikohet në finale pas shtatë vjetësh.
Më i dalluari deri më tani në këtë sfidë është Green i Bashkimit me 14 pikë.
Kurse lojë të mirë po bëjnë edhe dyshja pejane Towns e Da Silva.
Towns ka 11 pikë kurse qendra pejane 10 sosh.
Pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë në “Karagaç”. /Arbresh.info
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës