Peja e pret në “Karagaç” sonte Bashkimin në kuadër të gjysmëfinales së katërt në play-offin e Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja nis nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
Seria pas tri ndeshjeve është 2-1 në të mirë të Bashkimit dhe me një fitore ditën e sotme prizrenasit kualifikohen në finalen e madhe.
Teksa Peja me ndihmën e publikut vendos kërkon që serinë ta çoj në ndeshjen e pestë.
Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar 81-61, teksa dy duelet tjera kanë qenë më të ngushta. Në takimin e dytë pejanët fituan 84-79.
Përballja e tretë shkoi në vazhdime ku portokallezinjtë fituan 84-78.
Tashmë një finalist është përcaktuar dhe ata janë Trepça që mbrëmë shënuan fitoren e tretë ndaj Sigal Prishtinës. Mbetet të shihet sonte nëse Bashkimi do t’i bashkohet mitrovicasve apo finalisti do të përcaktohet të dielën në Prizren./Arbresh.info
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...