Anëtari i ri i Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, KF Bashkimi nga Kumanova ka vazhduar me kompletimin e ekipit për sezonin e ri, duke rinovuar me shtatë futbollistë, ndërsa janë në pritje të transferimeve të reja.
Pas emërimit të trajnerit të ri, Muarem Muaremi, drejtuesit e KF Bashkimi nga Kumanova kanë nisur me intensitet punën për ndërtimin e një skuadre konkurruese për edicionin 2025/26 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra zi e gjelbër është në pritje të finalizimit të marrëveshjes me mesfushorin e njohur Armend Alimi, ndërsa paralelisht ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me shtatë lojtarë nga përbërja ekzistuese. Bëhet fjalë për, Filip Aleksovski, Samet Rexhepi, Amir Jashar, Ardit Demiri, Borjan Panovski, Muarem Mislimi dhe Emir Asani, të cilët edhe në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e ekipit kumanovar në Ligën e Parë.
Burime pranë klubit konfirmojnë se Bashkimi është në negociata të avancuara me disa futbollistë të tjerë, për të cilët pritet të ketë zhvillime konkrete në ditët në vijim. Synimi është i qartë, një skuadër e fortë dhe e qëndrueshme që të garantojë një paraqitje dinjitoze në rikthimin e shumëpritur mes më të mirëve të futbollit vendas. /Telegrafi/
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...
Hoti s’ka votë për Vjosa Osmanin, për “propozimet e tjera” t...
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i ...
“S’dua ta lëshoj bombën” – Çfarë po paralajmëron Ludo për Lo...