Mesfushori i kombëtares, Migjen Basha, në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Supersport”, pranoi përgjegjësinë në rastin e penalltisë së shkaktuar ndaj Belottit, çka solli dhe golin e parë të Italisë.
“Sigurisht që vuajtëm, në pjesën e dytë më shumë se në të parën. Në pjesën e parë kishim më shumë raste sesa Italia, por pasi pësuam golin e dytë, u bë e vështirë. U munduam të sulmojmë por nuk patëm sukses. Kur ke përballë Italinë edhe humb sepse në çdo moment të bën gol, si në rastin e penalltisë që shkaktova unë. Duhet të isha më i vëmendshëm, por ajo ndodhi tashmë. Fajtor jam unë në atë rast.”
“Në atë rast nuk ishte detyra ime të mbuloja Belottin, por ai lëvizi në atë mënyrë që unë duhet të isha më i vëmendshëm. U tregua më mjeshtër se unë. Mesa më kujtohet ai u ndal pak dhe priti kontaktin.”
“Sigurisht që të vjen keq të humbësh në këtë mënyrë sepse përveç penalltisë s’më kujtohen shumë raste të Italisë, përveç një goditjeje. Duhet të sulmonim më mirë, por nuk ia arritëm dhe ndaj Italisë duhet të kesh shumë kujdes.”
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...