Sipas ish bashkëlojtarit të tij, Andrea Barzagli, Paul Pogba mund të pendohet për vendimin e tij për transferim nga Juventusi te Manchester United nëse gjiganti italian ngre trofeun këtë sezon në Ligë të Kampionëve.
Mesfushori francez u largua nga kampioni italian për rikthim në ‘Old Trafford’ për një tarifë rekorde prej 89 milionë funta, por ka dështuar për të përmbushur pritshmëritë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Zbulohet biseda e Ronaldos me Lionel Messin para fillimit të ‘El Clasicos’ (FOTO/VIDEO)
“Kam biseduar me Pogban. Ai ishte i lumtur që ne kemi arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe është duke festuar me ne”, tha Barzagli për ‘Tuttosport’.
“Kushdo që largohet nga klubi do të jetë gjithmonë pjesë e tij. Fuqia jonë më e madhe gjatë viteve të kaluara ishte gjithmonë skuadra”
“Nga ana tjetër, ai sigurisht se do dëshironte të ishte këtu. Askush nuk mund të largohet dhe më pas të shoh ish klubin e tij të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm”, përfundoi ai./arbresh.info
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A