Barcelonë, 23 janar – Gjiganti i La Ligas po shikon të arrijë marrëveshje me yjet e Manchester Cityt dhe Bayern Munichut.
Barcelona është duke synuar që të nënshkruajë me Sergio Agueron dhe David Alaban, ku të dy janë si agjent të lirë këtë verë, raporton “Mundo Deportivo”.
Një sulmues nga Manchester City dhe një mbrojtës nga Bayern Munich janë në listën e të dëshiruarve të teknikut holandez Ronald Koeman, ku nëse arrin marrëveshje për t’i transferuar në verë, të dy Alaba dhe Aguero do të ndërrojnë ambientet drejt “Camp Nou” me parametra zero, përcjell KosovaPress.
Aguero dhe Alaba kanë kontrata me skuadrat e tyre përkatëse deri në fund të edicionit 2020/21, ku në verë do të jenë në formën e agjentëve të lirë, që nënkupton se Koeman mund ti transferojë ata pa shpenzuar para.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...