Lojtarët e Barcelonës thuhet se duan të shmangin Atletico Madridin në gjysmëfinalet e Copa del Rey apo Kupës së Mbretit.
Ata besojnë se skuadra e Diego Simeones do të jetë më e freskët, pasi nuk po luan në raundet e ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.
Sipas gazetës AS, shumica e skuadrës e shohin Atleticon si një sfidë më të vështirë se Real Madridi. Ata kujtojnë humbjen 2-1 në ‘Montjuic’ në fillim të këtij sezoni.
Edhe pse skuadra beson se humbja ishte e padrejtë, pasi ata mendojnë se dominon lojën, rezultati mbetet ende në mendjet e tyre.
Sa i përket Real Madridit, skuadra nuk do të kishte problem të përballej me ta. Barca i ka mposhtur dy herë këtë sezon (4-0 dhe 5-2), dhe Real Madridi ka një ndeshje të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Në çdo rast, te skuadra e Barcelonës ka pothuajse unanimitet total brenda dhomës së zhveshjes, pasi dëshira e parë është për t’u përplasur me Real Sociedad. /Telegrafi/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë