Barcelona po përpiqet që ta rinovojë kontratën e Lamine Yamal, por janë të etur që të mos e përsërisin fiaskon që ndodhi me kontratën e Lionel Messit në të kaluarën.
Siç ka raportuar mediumi spanjoll AS, Yamal ka nënshkruar kontratë me Barcelonën në vitin 2023 deri në verën e vitit 2026, por gjithashtu kanë instaluar një rinovim të dytë deri në vitin 2030 që do të aktivizohet automatikisht vitin e ardhshëm.
Sidoqoftë, pasi marrëveshja nuk është finalizuar ende, 17-vjeçari mund të mbetet pa kontratë pas 12 muajsh.
Raporti shton se agjenti i tij Jorge Mendes është në bsiedime me Barcelonën për rinovimin e kontratës, por asnjë marrëveshje nuk është arritur ende mes palëve.
Që të dy anët, Barcelona dhe përfaqësuesit e Yamal thuhet se kanë besim që një marrëveshje do të arrihet për qëndrimin e yllit spanjoll të paktën deri në vitin 2030.
Por, blaugranasit janë në dijeni të rrezikut që të krijohet situata e njëjtë si me Messin në vitin 2021, kur ai u largua si lojtar i lirë në drejtim të Paris Saint-Germainit.
Borxhi i klubit ishte mbi 1 miliardë euro, pasi kishin ezkagjeruar me harxhime për vite e vite me radhë, pastaj pandemia COVID-19 dhe gjitha këto bën që ata të mos kenë mundësi ta përballojnë rinovimin e argjentinasit./telegrafi
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...