Real Sociedad ka arritur të triumfoj ndaj Barcelonës në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga, me rezultat minimal 1-0.
Ishin mysafirët që shënuan të parët mirëpo goli i Robert Leëandoëskit u anulua për pozicion jashtë loje, shkruan Arbresh.info.
Në minutën e 33-të, Sheraldo Becker realizoi për 1-0 në të mirë të baskëve.
Sociedadi pati edhe një mundësi të mirë në fund të pjesës së parë të shënoi golin e dytë por nuk ia arriti dot.
Në pjesën e dytë iniciativa ishte e tëra e Barçës, me skuadrën vendase që nga kundërsulmet tentonte të shënonte golin e dytë.
Mirëpo deri në fund gola më nuk pati dhe të drejtuarit e Alguacil arkëtuan tre pikët e radhës.
Pas kësaj fitore Real Sociedadi, ngritët në pozitën e tetë me 18 pikë ndërsa Barcelona mbetet e para me 33 sosh./Arbresh.info

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...