Barcelona ka refuzuar se kanë ofruar 65 milionë euro plus dy lojtarë për mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali.
Presidenti i Brescia, Cellino për Corriere dello Sport, tha se klubi katalunas ka ofruar dy lojtarë më vlerë 7.5 milionë euro dhe 65 milionë euro në tavolinë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, sipas Mundo Deportivo, klubi katalunas ka mohuar interesimin dhe e shohin si strategji për të rritur kartonin e lojtarit.

Thuhet se mesfushori preferon të mbetet në Itali dhe t’i bashkohet Juventus-it ose Inter-it.
Tonali, i cili ka mbushur 20-vjeç muajin e kaluar ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime në 25 paraqitje për Brescia këtë sezon./arbresh.info.
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...