Gjiganti spanjoll nuk po kalon formë aspak të mirë.
Pas 10-të xhirove të luajtura në La Liga, Barcelona zë vendin e nëntë me vetëm 15 pikë të grumbulluara, shkruan lajmi.net.
‘Blaugranët’ përveç formës së dobët janë duke u përballur edhe me probleme të shumta shkaku i lëndimeve të futbollistëve që sigurisht kanë ndikuar në rezultatet negative të klubit.
Barça ndeshjen e radhës e luan të shtunën nga ora 21:00 kundër Alavesit ku do të jetë pa tre futbollistë të rëndësishëm.
Ansu Fati, Frenkie De Jong dhe Sergi Roberto nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë klubit në këtë duel shkaku i lëndimeve.
Siç dihet prej kohësh mungon edhe Ousmane Dembele i cili tashmë është rikuperuar, por nuk do të parqitet në këtë ndeshje pasi ende nuk është në formën më të mirë fizike./lajmi.net/
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij