Ish mbrojtësit të Barcelonës, Carles Puyolit i është ofruar një pozitë e menaxherit të përgjithshëm nga klubi katalunas.
41-vjeçari ka luajtur te Barça për 15 vite duke fituar gjatë tituj në La Liga, tri Liga të Kampionëve si dhe ka ngritur Kupën e Botës me Spanjën në vitin 2010, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton Mundo Deportivo, ish kapiteni Puyol do të zëvendësojë Pep Segura, ish drejtorin teknik në Akademinë e Liverpoolit, në këtë rol duke u larguar kështu nga Cam Nou pas katër vite e gjysmë në klub.
Puyol kishte mbajtur një pozitë në korridoret në fuqi të klubit katalunas më parë kur ai punoi së bashku me drejtorin e futbollit Andoni Zubizarreta në vitin 2014, megjithatë u largua me shpejtësi së bashku me ish portierin pasi Barça u dënua me bllokim të transferimeve si pasojë e nënshkrimit me lojtarë të rinj në vitin 2015.
Barça ka tentuar të emërojë ish lojtarët në rolet kryesore gjatë muajve të fundit dhe njohura e pasioni i Puyolit për klubin sigurisht se e bënë atë të favorshëm në një rol mbështetës për trajnerin Ernesto Valverde.
Kampioni i Spanjës tashmë ka të përfshirë si pjesë të stafit ish mbrojtësin Eric Abidal në rolin e sekretarit teknik, ish sulmuesin Patric Kluivert si drejtues të akademisë dhe ish portierin Victor Valdes si trajner i të rinjve./arbresh.info/
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...