
Kalidou Koulibaly
Barcelona e do me çdo kusht në skuadër mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Madje klubi ka bërë një ofertë e çmendur. Të paktën oferta kështu është konsideruar nga përditshmja Sport.
Lojtari i marrë nga Rafa Benitezit para tri vitesh është kthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë në Itali.
Sipas raportimeve të fundit, Barcelona është gati të shpenzojë 40 milionë euro, plus tre futbollistë.
Bëhet fjalë për sulmuesi Paco Alcacer dhe dy mesfushorët Denis Suarez dhe Andre Gomes.
De Laurentiis e ka pikë të dobët mbrojtësin 26-vjeçar, por me 40 milionë euro dhe me tre lojtarë cilësorë, mund të jetë garues për titull edhe vitin e ardhshëm.
Nuk është hera e parë që futbollisti senegalez kthehet në objektiv të skuadrave të mëdha.
Chelsea kishte shprehur interesim për të nga e kaluara.
Shpërthim në ambasadën e SHBA-së në Norvegji
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit